• e martë, 25 mars 2025

PPRMV: Bastisje dhe veprime të tjera në kuadër të hetimeve për zjarrin në Koçan

PPRMV: Bastisje dhe veprime të tjera në kuadër të hetimeve për zjarrin në Koçan

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Ekipet e hetuesisë së Prokurorisë publike dhe MPB-së dje dhe sot janë duke ndërmarrë veprime të koordinuara për sigurimin e dëshmive në hetim në lidhje me zjarrin tragjik në Koçan. 

Siç njofton Prokuroria publike e shtetit, janë kryer bastisje në pesë lokacione në Koçan dhe Shkup, gjatë të cilave janë sekuestruar pajisje elektronike shtesë dhe prova të tjera për të cilat është lëshuar urdhër për ekspertizë.

"Janë zhvilluar edhe intervista me personat që mund të kishin informacione të caktuara. Gjatë ditës, Prokuroria publike do të japë urdhër edhe deri te Drejtoria e policisë financiare që të ndërmarrë aktivitete të caktuara në lidhje me veprimet materiale të disa personave juridikë, të dyshuarve dhe personave të tjerë", njoftoi PPRMV. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR