• e martë, 25 mars 2025

Ekipe tona do të jenë në Koçan për intervenime të tipit të kirurgjisë plastike, deklaroi Taravari

Ekipe tona do të jenë në Koçan për intervenime të tipit të kirurgjisë plastike, deklaroi Taravari

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Ekipe të Kirurgjisë Plastike që sot me siguri kanë mbërritur në Koçan, ku duhet t'u ofrojnë ndihmë pacientëve nga Koçani, të cilët përgjithësisht kanë djegie të shkallës së parë ose të dytë, të cilët janë lëshuar për trajtim shtëpiak, informoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në konferencën e sotme për shtyp.

Qëllimi është, siç sqaroi ministri të mos vijnë deri në Shkup, por "ekipet tona nga Kirurgjia Plastike të ofrojnë mbështetje profesionale atje".

"Kemi informacione se në spitalin e Shtipit janë katër kirurgë plastikë. Këtu kemi mjaft kirurgë plastikë. Kam thënë se ekipet tona do të jenë vazhdimisht të pranishme në Koçan, nëse është e nevojshme edhe në Shtip, për disa ndërhyrje si kirurgjia plastike. Kështu që, ne do të vazhdojmë të përpiqemi që kjo ngjarje fatkeqe, kjo tragjedi në Koçan, të përfundojë me sa më pak pasoja", theksoi ministri duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Qendra për djegie ka qenë tema, në të cilën është diskutuar edhe me kryeministrin Hristijan Mickoski.

"Kemi disa opsione të mundshme ku mund të krijojmë një qendër. Por, lusim Zotin që kjo të mos na përsëritet më dhe nëse do të kishim një qendër, do të kujdeseshim përsëri për dy, tre ose katër pacientë. Sa për informatë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ka ekzistuar deri në vitin 2013 një qendër, ku ka pasur dy shtretër. Pra, për dy pacientë, imagjinoni, sikur ta kishim atë qendër, sërish do të mund të kujdeseshim vetëm për dy pacientë atje, asgjë më shumë", tha ministri. mb/

Foto dhe video: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR