Çibishev: Të gjithë pacientët të cilët u lëshuan dje do të jenë nën observimin tonë
- Nëntëmbëdhjetëvjeçari Jovan Kostadinov, i cili shpëtoi 21 persona në zjarrin në diskotekën në Koçan, ishte pranuar në Klinikën për toksikologji për shkak të vështirësive në mushkëri, përkatësisht ekspozimit apo thithjes sl koncentrimeve të shtuara të dioksid karbonit. Ai dje u lëshua për mjekim shtëpiak.
- Post By Arta Bunjaku
- 11:41, 25 mars, 2025

Shkup, 25 mars 2025 (MIA) - Nëntëmbëdhjetëvjeçari Jovan Kostadinov, i cili shpëtoi 21 persona në zjarrin në diskotekën në Koçan, ishte pranuar në Klinikën për toksikologji për shkak të vështirësive në mushkëri, përkatësisht ekspozimit apo thithjes sl koncentrimeve të shtuara të dioksid karbonit. Ai dje u lëshua për mjekim shtëpiak.
Drejtpri i Klinikës për toksikologjo, Andon Çibishev sot deklaroi se Jovan është në gjendje të shkëlqyer.
"Heroi ynë shkoi në shtëpi", tha Çibishev.
Siç përmendi, është rekomanduar në shtatë ditët e ardhshme të bëjë edhe një kontroll, ndërsa në dy deri tre muajt e ardhshëm të gjithë pacientët të cilët janë lëshuar, përfshirë edhe Jovanin, do të jenë nën observim të Klinikës, në rast që të mos ketë asnjë lëshim.
Çibishev tha se Jovan e ka pranuar mirë terapinë dhe është në gjendje të përgjithshme të përmirësuar klinike.
I riu Jovan, sot në gjimnazin "Vanço Prqe" në Vinicë u prit me duartrokitje, ndërsa videoja nga pritja e tij u nda në Fejsbuk. Lajmin e kumtoi edhe ministri i Shëndetëswisë, Arben Taravari në profilin e tij në Fejsbuk. ab/
Foto: printskrin