Australia dhe Japonia do t'i intensifikojnë stërvitjet e përbashkëta ushtarake
- Në takimin e sotëm të ministrave të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Australisë, Peni Vong dhe Riçard Marles, me homologët e tyre japonezë Joko Kamikave dhe Minoru Kihara, u arrit marrëveshje për intensifikimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.
Kanbera, 5 shtator 2024 (MIA) – Në takimin e sotëm të ministrave të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes së Australisë, Peni Vong dhe Riçard Marles, me homologët e tyre japonezë Joko Kamikave dhe Minoru Kihara, u arrit marrëveshje për intensifikimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake.
Marrëveshja vjen pas sulmeve të fundit nga Kina në hapësirën ajrore dhe ujërat territoriale të Japonisë.
Në takim u diskutua edhe mbështetja e përbashkët për paqen dhe stabilitetin në ngushticën e Tajvanit dhe shqetësimet rreth pretendimeve territoriale gjithnjë e më agresive të Kinës në detet e Kinës Jugore dhe Lindore.
Austrakua vitin e ardhshëm do të marrë pjesë për herë të parë në "Orient shild" (Orient Shield), stërvitjen më të madhe vjetore të forcave tokësore të SHBA-së dhe forcave tokësore japoneze për vetëmbrojtje.
Australia dhe Japonia planifikojnë gjithashtu të përfshijnë brigadën amfibe për vendosje të shpejtë të Forcave japoneze për vetëmbrojtje në stërvitjet e këtij viti të marinsave amerikanë në qytetin australian Darvin. ls/
Foto: EPA