• e enjte, 01 gusht 2024

ASH: Kushëriri i Mexhitit bashkë me djalin e Ivanovit dhe bashkëshorten e organizatorit të 27 prillit, në krye te MEPSO-s

ASH: Kushëriri i Mexhitit bashkë me djalin e Ivanovit dhe bashkëshorten e organizatorit të 27 prillit, në krye te MEPSO-s

31 korrik 2024 

Nepotizëm dhe partizim i plotë i Shoqatës Aksionare "MEPSO", ku më së miri është gërshetuar vëllazëria mes VLEN, VMRO dhe organizatorëve të 27 prillit. Drejtor i ndërmarjes është emëruar kushëriri i Izet Mexhitit, ndërsa anëtarë të Këshillit Mbikqyrës, djali i ish presidentit Gjorgji Ivanov dhe bashkëshortja e Bogdan Ilievskit, i njohur si Betmen. Ky i fundit ishte organizator dhe prijës i protestave të dhunshme të 27 prillit 2017 për çka edhe është dënuar nga gjykatat, por nga Qeveria aktuale jolegjitime po shpërblehet me një pozicion kyç për bashkëshorten e tij.

Ky kombinim skandaloz, që përmban njerëz jo kompetent, familjarë dhe figura partiake, dëshmon se për interesa të ngushta partiake e familjare, partitë që hynë në Qeveri pa legjitimitet janë pajtuar edhe me terrorizmin e 27 prillit dhe përveç lirimit të disa pjesëmarrësve, tani po bëjnë edhe shpërblimin e organizatorëve të asaj ngjarje të kobshme.

Tanimë nuk bëhet fjalë për injorim të atyre partive nga VMRO dhe partnerët e tjerë, por për bashkëveprim në degradimin e shqiptarëve, sepse të gjithë emrat janë votuar bashkërisht në seancë të Qeverisë.

Aleanca për Shqiptarët

_______________________________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

QËNDRONI TË LIDHUR