• e diel, 22 dhjetor 2024

Tripunovski - Ageler: SHBA ofron mbështetje me qëllim zhvillimin e bujqësisë së Maqedonisë dhe prodhimin e ushqimit

Tripunovski - Ageler: SHBA ofron mbështetje me qëllim zhvillimin e bujqësisë së Maqedonisë dhe prodhimin e ushqimit

Shkup, 31 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, Cvetan Tripunovski sot ka takuar ambasadoren amerikane në vend, Anxhela Ageler.

Tripunovski, siç informojnë nga MBPEU-së, në takim ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen e gjithanshme për bujqësinë e Maqedonisë, ndërkohë ka kërkuar mbështetje në përballjen me zjarret me të cilat po përballet vendi këto ditë.

"Përmes NATO-s është dërguar mekanizmi për ndihmë, ndërsa në ndërkohë ministri informoi se ka arritur një helikopter nga Serbia, janë siguruar dy aeroplanë nga Gjermania dhe një aeroplan nga Çekia që pritet të arrijnë sonte", theksohet në kumtesë.

Gjatë takimit u bisedua për problemet aktuale me të cilat ballafaqohen bujqit vendas dhe se po forcohet pozita e gruas në zonat rurale.

"Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë mbështetje për zhvillimin e bujqësisë dhe prodhimit të ushqimit vendas, për të shfrytëzuar maksimalisht potencialin të cilin e posedon Maqedonia, siç janë toka pjellore e cilësisë së lartë, sasia e mjaftueshme e ujit dhe numri i madh i ditëve me diell", theksoi Tripunovski.

Në takim, u konfirmua qëndrimi se bujqësia duhet të zhvillohet sipas standardeve botërore dhe bujqit vendas të kenë kushte moderne dhe cilësore të punës në mënyrë që të rritet prodhimi i ushqimit dhe në këtë mënyrë të rritet eksporti i produkteve bujqësore. rq/

Foto: MBPEU

 

QËNDRONI TË LIDHUR