• e premte, 22 nëntor 2024

Mucunski: Hungaria do të dërgojë tre automjete kundër zjarreve dhe aeroplanë

Mucunski: Hungaria do të dërgojë tre automjete kundër zjarreve dhe aeroplanë

Shkup, 31 korrik 2024 (MIA) - Mbështetje nga Hungaria për t'u përballur me zjarret: arrijnë automjete terreni dhe aeroplanë, bëri të ditur ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski në profilin e tij në Fejsbuk.

"Në bisedën e sotme telefonike, kolegu im hungarez, Peter Sijarto më informoi se Hungaria do të dërgojë tre automjete kundër zjarreve dhe aeroplanë të cilat do të ndihmojnë në ballafaqimin me zjarret. Ndihma nga Hungaria është e një rëndësie të madhe", ka shkruar Mucunski.

Ai shprehu mirënjohje të madhe për solidaritetin dhe siç theksoi, "rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në momente të tilla kritike".

“Falënderova për reagimin dhe mbështetjen e shpejtë të palës hungareze, njëherësh duke theksuar se Qeveria dhe ministria përdorin të gjitha mekanizmat e disponueshëm për t'u përballur më shpejtë me flakët e zjarrit”, ka shkruar Mucunski në Fejsbuk.

Foto: Fejsbuk Timço Mucunski

QËNDRONI TË LIDHUR