• e enjte, 01 gusht 2024

Pjesë të Aerodromit, Haraçinës dhe Gazi Babës sonte pa rrymë

Pjesë të Aerodromit, Haraçinës dhe Gazi Babës sonte pa rrymë

Shkup, 31 korrik 2024 (MIA) - Një pjesë e lagjeve Aerodrom, Lisiçe e Re, Lisiçe e Epërme, rajonin e Qendrës dhe Ostrovë sonte nga mesnata deri në orën 8:00 do të jenë pa rrymë.

Siç ka bërë të ditur komuna e Aerodromit në Fejsbuk, ndërprerjet janë për shkak të ndërhyrjeve teknike të planifikuara.

Pa energji elektrike sonte nga ora 1.30 deri në orën 9:00 do të jenë fshatrat Haraçinë, Orlancë, Mojancë, Bërnjarc, Trubarevë, Stajkovc, pjesë e Jurumlerit, lagja Goce Dellçev, Hasanbeg, Maxhari dhe Keramidnica.

Në periudhën nga ora 8:00 deri në orën 12:00 pa rrymë do të jenë disa nga shfrytëzuesit e fshatit Orman, ndërsa nga ora 8:00 deri në orën 15:00 një pjesë e shfrytëzuesve nga rrethrrotullimi në drejtim të rrugës në fshatin Kuçkovë, komuna e Gjorçe Petrovit.

Pa energji elektrike nesër nga ora 8:30 deri në ora 10:30 do të jenë disa nga përdoruesit nga rruga “Nikolla Maleshevski”, objekti nr. 39 në komunën Çair, ndërsa nga ora 8:00 deri ora 11:00 shfrytëzuesit e rrugës "Ferid Bajram" nr.20 deri në nr.28 në komunën e Butelit.

Siç kumton QRMK, ndërprerjet janë për shkak të operacioneve të planifikuara teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Qytetin e Shkupit.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR