• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arsimi digjital – koncept i shekullit 21

Arsimi digjital – koncept i shekullit 21
Shkup, 21 mars 2021 (MIA) – Zbatimi në rritje dhe i shpejtuar i IKT teknologjive të reja në thuajse të gjitha segmentet e shoqërisë, veçanërisht ka ardhur në shprehje në arsimin që duhet t’i përgatisë të rinjtë për epokën – shoqërinë digjitale që mbështetet në teknologjinë. Në Maqedoninë e Veriut pandemia e Kovid-19 e imponoi nevojën për mësim onlajn, që ishte drejtuar para sfidave të shumta nga aspekti i ekzistimit të infrastrukturës informatike, deri në trajnimin e kuadrit mësimdhënës për zbatimin e teknologjive digjitale në procesin edukativ. Në fokusin ishte zhvendosur çështja e arsimit digjital që nënkupton posedimin e arsimimit digjital, gjegjësisht shkathtësi dhe kompetenca digjitale te mësimdhënësit dhe nxënësit, si dhe pedagogjinë inovative të bazuar në përdorimin e teknologjive të reja në mësimin. Jazi digjital dhe pandemia e koronës Sipas përkufizimit të UNESKO-s arsimimi digjital është aftësi për të identifikuar, kuptuar, interpretuar, krijuar dhe komunikuar përmbajtje kompjuterike, si dhe shfrytëzim të materialeve të shtypura dhe të shkruara që janë të lidhura me kontekste të ndryshme. Biljana Zherevska, magjistër e studimeve të politikave dhe gazetar që me vite të tëra i ndjekë trendët global edukativ, në punimin e saj të magjistraturës “Sfidat për arsimin në RMV gjatë pandemisë së Kovid-19; Zhvendosje të jazit digjital dhe nevoja për arsimim informatik dhe digjital si prioritete të sistemit arsimor”, vlerëson se pikërisht mbajtja e detyrueshme e mësimit nga shtëpia për shkak të pandemisë i përshpejtoi proceset reformuese dhe e tregoi rëndësinë e teknologjive digjitale në arsimin, e njëherësh morëm pasqyrë në mangësitë e sistemit arsimor. “Këto janë gjenerata të lindura në epokën teknologjike që kanë sensibilizim krejtësisht të ndryshëm video-auditiv nga gjeneratat më të rritura. Metodat inovative digjitale duhet doemos t’u përshtaten nevojave të tyre. Kjo është një mundësi që duhet të shfrytëzohet me qëllim që të dizajnohet një sistem modern arsimor që do t’i ndjekë tendencat e kohës moderne”, shprehet Zherevska për MIA-n, duke u përqendruar në aspektin pedagogjik për metodat e reja të mbështetura në pedagogjinë digjitale. Një nga çështjet më të rëndësishme sociologjike në raport me reformat në arsim, sipas saj, është jazi digjital dhe përjashtimi digjital, që pas vendosjes së mësimit në distancë i treguan pabarazitë. “Ka më shumë se 40.000 nxënës të arsimit fillore dhe të mesëm të cilët nuk kanë qasje në pajisje dhe internet, e as që familjet e tyre janë në gjendje t’ua mundësojnë këtë. Kështu krijohen nxënës të privilegjuar dhe të paprivilegjuar, mes të cilëve thellohet jazi në raport me diturinë, por edhe në raport me moshatarët e tyre nga vendet e zhvilluara. Ne si gjeneratë jemi të obliguar t’u mundësojmë që të kapin hapin me botën e zhvillimit të lartë, ndërsa kjo mund të arrihet përmes integrimit të arsimit me teknologjitë e reja, me ç’rast këto gjenerata do të bëhen të arsimuar në aspektin digjital dhe të barabartë në tregun botëror të punës”, shprehet Zherevska. Kjo do të thotë, shton ajo, se do të mund të përshtaten ndaj ndryshimeve në botë, të kenë vende mirë të paguara të punës dhe të zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme, gjegjësisht të jenë pjesë e nxënies së përjetshme. “Për këtë na duhen mësimdhënës të edukuar për të cilët duhet të ekzistojnë doracakë që kompetencat duhet t’i përvetësojnë dhe na duhet infrastrukturë që elitat politike janë të obliguara ta sigurojnë në të gjitha shkollat, që do të jetë e standardizuar dhe e njëjtë për secilën shkollë dhe secilin fëmijë”, konstaton Zherevska. Ajo që mund të konstatohet në raport me reformën e re në arsim, shprehet ajo, është se nuk është përkufizuar në mënyrë të saktë përdorimi i IKT-së në arsimin. “Konsideroj se theksi zhvillimor i sistemit arsimor te ne duhet të vihet në pedagogjinë e re digjitale, ndërsa me ndihmën e teknologjive digjitale në atë të integrohen arsimimi vizual dhe verbal.  Arsimimi i përvetësuar digjital do t’u mundësojë nxënësve interpretim më të mirë, përmbledhje, sintetizim dhe kundërshtim të informacioneve prej më shumë burimeve, gjegjësisht të zhvillojnë aftësi për menaxhim të njëhershëm të llojeve të ndryshme të të dhënave. Në klasën bashkëkohore nevojitet që nxënësit të gjenerojnë dituri të reja përmes aplikimit, dizajnimit, adaptimit, invencionit ose krijimit të informacioneve me përdorimin e përditshëm të IKT-së në mësimin, nxënësit të mos jenë vetëm pranues pasiv të përmbajtjes, por të jenë edhe faktorë aktiv në procesin e nxënies, me çka do t’i zhvillojnë mendimin kritik dhe kreativitetin”, thekson Zherevska. Korniza për kompetenca digjitale për mësimdhënësit vegla kyçe për përmirësimin e procesit të digjitalizimit të arsimit Profesori i FINKI Vlladimir Trajkoviq dhe ekspert kulmor ndërkombëtar është dakord se pandemia e vendosë në fokus arsimimin digjital, por shprehet se ai vetvetiu është vetëm vegël, ndoshta më komplekse, por në esencë e ngjashme me veglat tjera që përdoren në arsim. Si vegël, ai siguron qasje, përdorim dhe krijim të resurseve edukative digjitale. “Sfida kryesore këtu është se ekzistojnë shumë resurse të tilla, dhe të gjitha kanë specifika, që rrjedhin jo vetëm nga natyra e tyre digjitale, por edhe nga mënyra e zbatimit të tyre (për shembull: komunikim, ligjërata, nxënie, notim). Pandemia, në mënyrë më pak ironike, siguroi përparim në këtë fushë te ne, por shpejtësia e këtij përparimi është më e vogël sesa shpejtësia e këtij përparimi në Evropë, e me këtë jazi digjital në arsim, që ekziston mes nesh dhe vendeve evropiane, fatkeqësisht shënoi rritje, shprehet Trajkoviqi i cili është autor i dy librave në gjuhën angleze (prej të cilëve njëri është përkthyer në shqip, maqedonisht dhe serbisht), i më shumë se 10 punimeve në revistat ndërkombëtare me faktor ndikimi dhe disa dhjetëra punime në konferenca që kanë të bëjnë me fushën e digjitalizimit në të gjitha ciklet e arsimit. Sipas tij, problemi kryesor te ne, është se (së paku në përputhje me raportin e Euridikës të vitit 2019) ajo pasuri që këto vegla e mundësojnë nga ata që i ndërtojnë politikat në arsim (MASH, BZHA, QSHP) trivializohet, ose thënë më butë, formalizon  në nivel të përmendjes në letër. Kjo vërtetohet me qasjen vepruese për trajnime me të cilën pritet që të krijohen ndryshime me trajnim prej disa ditëve (javëve), dhe me të cilat do të tejkalohen disa lëshime dekadëshe në politikat për zhvillim në këtë drejtim. Kjo, siç bën të ditur ai, rezulton me frustrime edhe më të mëdha te kuadri mësimdhënës, probleme më të mëdha në procesin e arsimit dhe përfundimisht, gjendja që reflektohet në cilësinë e realizimit të qëllimeve edukative. “Vetëm si ilustrim, vegla themelore për përmirësimin e gjërave në këtë drejtim është korniza për kompetenca digjitale për mësimdhënës. Kornizë e tillë ekziston prej moti në Evropë, po madje edhe në rajon, por te ne, tashmë disa viteve vetëm paralajmërohet. Madje fitohet përshtypje se institucionet më të përgjegjshme, për shkak të inertizmit të tyre, e pamundësojnë iniciativën për vendosje e saj nga sektori joqeveritar”, konstaton prof. Trajkoviqi për MIA-n. Ndryshe, sipas Raportit Euridika 2019 në temën Arsimi digjital në Evropë, në të cilin janë përfshirë 43 vend mes të cilave edhe Maqedonia e Veriut, në 2/3 e sistemeve arsimore kompetencat digjitale kanë hyrë në kornizën e përgjithshme për kompetenca të mësimdhënësve, kjo ka të bëjë edhe me shtetin tonë, ndërsa tetë vende mes tyre edhe Kroacia dhe Serbia, në kornizë të posaçme për kompetenca digjitale të mësimdhënësve. Këto korniza janë zhvilluar në mënyrë dominuese në bazë të modeleve evropiane DigComp DigCompEdu. Lidhur me atë nëse në sistemin  tonë arsimor mund të flasim për ekzistimin e pedagogjisë digjitale, Trajkoviqi është i prerë se kjo nuk është rast. Si për shembull, nëse flasim për arsimin në kohë të pandemisë, te ne, shprehet, madje nuk ekzistojnë terminë përkatës për tri qasjet që përdoren në botë (distance learning, online learning, remote teachning). “Te ne përdoret vetëm termi arsim në distancë, (që nga ana tjetër është e ndryshme formalisht nga ajo që e kemi në praktikë), ndërsa nxënia onlajn përdoret si sinonim i së njëjtës. Ajo që në fakt në këtë moment është duke ndodhur te në është hibrid i mësimit në distancë (remote teaching) dhe arsimit onlajn, me çka mësimi në distancë është dominues (dhe me këtë, shpesh pa nevojë krijohet stres te nxënësit, prindërit po edhe vetë mësimdhënësit). Madje, ekzistonin edhe, do të thosha diskutime qesharake, por fatkeqësisht nga struktura të larta në institucionet arsimore, në të cilat propozohej të mbahej mësim i njëhershëm dhe fizik dhe mësim në distancë. Kjo vetëm bën të ditur se thjeshtë, nuk ka kapacitete që të kuptohet se si ndikon teknologjia në procesin pedagogjik. Ky ndikim mund të ketë efekte pozitive, por vetëm nëse teknologjia zbatohet në mënyrë të drejtë, në të kundërtën, pasojat për cilësinë e procesit arsimor mund të jenë shumë të këqija”, shprehet Trajkoviqi. Ai nënvizon edhe se gjatë ligjërimit në distancë, parimet tradicionale pedagogjike gjatë organizimit të orës, bashkëveprimit, vëzhgim të aktiviteteve të nxënësve dhe notim, duhet doemos të transformohen. Trajnimet, nga ana tjetër, për platformën kombëtare për arsim në distancë kryesisht janë fokusuar, shprehet, në mundësitë teknike të së njëjtës. “Kam ndjenjën, se mësimdhënësit tanë janë hedhur në ujë të thellë me gomë e notit, me ç’rast u është sqaruar për çfarë shërben goma e notit, por jo edhe si ta veshin”. Si të zvogëlohet jazi digjital në arsimin dhe të krijohet kuadër konkurrues në tregun global në shekullin 21? Arsimimi digjital, si komponentë, është e lidhur në mënyrë substanciale me edhe dy komponentë: të menduarit kritik me përdorimin e teknologjive të reja (na jep sqarim se pse na duhen vegla të ndryshme digjitale), dhe arsimim mediatik (na jep arsye të mendojmë pse ndonjë informacion i dërguar përmes resurseve digjitale ekziston, cili është qëllimi i tij, si është krijuar, si mund të kontrollohet, nëse mundet, duhet dhe guxon të interpretohet ose ndryshohet). Sipas Trajkoviqit, nëse nuk shqyrtohen si tërësi, ose shqyrtohen ndaras, të gjithë komponentët, nuk mund të presim përparim në asnjërën prej tyre. “Pa të menduarit kritik, për shumë faktorë të procesit arsimor, arsimimi digjital do të barazohet në përdorimin e veglave prezantuese, që e mbaj mend, sipas meje, e kthejnë mbrapa bashkëveprimin në klasë, pa dallim nëse është virtual ose klasik. Fatkeqësisht, fitohet përshtypje, se në këto tema, dhe jo vetëm në arsimin, te ne as që mendohet fare, e lëre më të diskutohet, ose mësohet. Për shkak të kësaj, mendoj se duhet të sigurohen trajnime të përhershme dhe të vazhdueshme të mësimdhënësve për këto tema, për shkak se, meqë ato vetëm do të fitojnë rëndësi”, shprehet Trajkoviqi. Shpejtësia e zhvillimit të teknologjive dhe mediave të tjera është e madhe, shton ai, dhe ne duhet doemos të gjejmë mënyrë se si t’i integrojmë në mënyrë të drejtë në arsimin, nuk guxojmë t’i injorojmë ose edhe më tmerrshëm t’i ndalojmë (siç bëhej para pandemisë me telefonat celularë). “Gjëja e vetme për çfarë mund të jemi të sigurt kur flasim për të ardhmen, është se ne nuk dimë se çfarë do të ndodhë. Në këtë kontekst, arsimi duhet t’i përgatisë nxënësit që të përdorin teknologji që ende nuk janë shpikur për të zgjidhur probleme që ende nuk janë shfaqur. Për shkak të kësaj, arsimi duhet doemos të jetë i hapur për përdorim të teknologjive të reja dhe mediave, por si vegla, që mund të përdoren në mënyrë të drejtë ose të gabuar. Në mënyrë që të përcaktojmë mënyrën e drejtë na duhen shkathtësi bazike të të menduarit kritik. Momentalisht, ekzistojnë projekte kombëtare (Shkolla e shekullit 21 - https://www.britishcouncil.mk/en/programmes/education/21st-century-schools/about ) me të cilat tentohet të vendoset të menduarit kritik me përdorimin e teknologjive të reja në klasat tona, por ky është vetëm hapi i parë”, thekson Trajkoviqi. Hapi i radhës, shprehet profesori, do të ishin këpucët për arsimim mediatik, trajnime për ndikimin e teknologjive të reja dhe media të parimeve pedagogjike, si dhe krijimi i resurseve të praktikave të mira për shfrytëzimin e atyre resurseve edukative digjitale. “Në mënyrë që kjo të jetë e mundshme, institucionet që ndërtojnë politika arsimore, duhet doemos jo vetëm në mënyrë deklarative, t’i shkarkojnë mësimdhënësit nga obligimet administrative, dhe para së gjithash, të bëjnë hapa seriozë për të kthyer dinjitetin e profesionit të tyre. Kjo thjeshtë do të ndodhë nëse e ndryshojnë paradigmën themelore të veprimit: nga institucionet që bëjnë të ditur se çfarë duhet bërë dhe bëjnë kontrolle, ato do të duhej të transformohen në institucione që dëgjojnë dhe ndihmojnë. Në fund të ditës institucionet arsimore duhet t’u shërbejnë mësimdhënësve dhe nxënësve, e jo anasjelltas”, konstaton Vlladimir Trajkoviq në bisedën për MIA-n. T’i zëvendësojmë shkumësat dhe tabelat në klasë me tabela bashkëvepruese dhe komjuterë Bojan Kardallov, komunikolog-specialist për marrëdhënie me opinionin dhe media të reja gjithashtu ndan mendimin se arsimimi digjital është i rëndësishëm, e ndoshta edhe segmenti më i rëndësishëm në të cilin duhet të punojmë në reformimin e arsimimit. Rëndësia e njohjes dhe zbatimit të avancuar të shkathtësive digjitale nga nxënësit dhe studentët e sotëm paraqet pasaportën e tyre që e plotësojnë sot, ndërsa do të jetë me rëndësi të veçantë në mënyrë që të mund t’i ushtrojnë profesionet e së ardhmes. “Koha në të cilën lindin dhe rriten gjeneratat e ardhshme është digjitale dhe nuk ka mënyrë tjetër përveç arsimit të rregullt për t’iu përshtatur trendëve bashkëkohor. Nëse dekada më parë kur ne mësonim për  arritje teknologjike ishin grafoskopët dhe projektorët, kjo sot është interneti i pakufizuar, aplikacionet celulare dhe të uebit, si dhe mundësitë tjera të pakufizuara që i ofrojnë veglat digjitale për përvetësimin më të lehtë të përmbajtjeve mësimore dhe punimin e detyrave të shtëpisë me përdorimin e mençur të teknologjive të reja”, bën të ditur Kardallovi në bisedën për MIA-n. Si mbështetje të këtij angazhimi ai e përmendë edhe Eurostat statistikën sipas të cilës, 64 për qind e të rinjve në Maqedoni të moshës prej 16 deri 24 vjeç kanë shkathtësi themelore ose mbi themelore digjitale. Vetëm sa për krahasim, përqindja e kroatëve të rinj është një të tretën më e madhe dhe arrin 97 për qind. “Konsideroj se është koha e fundit që kjo të merret seriozisht parasysh dhe të fillojmë menjëherë t’i ndryshojnë gjërat. Nëse ua mendojmë të mirën fëmijëve dhe nipërve tanë, të gjithë, e veçanërisht faktorët në procesin arsimor janë të obliguar të reformojnë arsimimin e nevojave të këtyre gjeneratave dhe edhe më e rëndësishme të shkathtësive dhe diturive nga e ardhmja që e bartë me vete ndryshimin e profesioneve që tashmë në masë të madhe, të mos them tërësisht mbështetet në IT dhe shkathtësitë digjitale”, shprehet komunikologu. Patriotizmi bashkëkohor ose digjital, është, shton ai, në epokën e digjitalizimit të kalojmë trefish më shumë kohë me fëmijët tanë në mënyrë që t’i mësojmë se si të jenë të mbrojtur në hapësirën e internetit, por edhe si të përvetësojnë dituri dhe shkathtësi digjitale. Nevojitet krijim i kurikulumeve kombëtare të përmbajtjeve mësimore, ueb faqe, linqe Arsimi digjital ose përvetësimi i diturive dhe shkathtësive te secili prej nesh që nga mosha më e hershme për atë se si të përfitojmë në mënyrë të drejtë nga platformat kompjuterike dhe të internetit në mënyrë që të arrijmë rezultatet më të mira në nxënien, të jemi më efikas në ushtrimin e obligimeve tona të punës, ose, nga ana tjetër, në mënyrë që të organizojmë në mënyrë më cilësore kohën tonë të lirë”, thekson Kordallovi, sot është me rëndësi të madhe. Prandaj, konsideron se arsimimi digjital duhet të jetë pjesë përbërëse e çdo ore, në kuadër të secilës përmbajtje mësimore gjatë arsimit të përgjithshëm të individit. “Nevojitet krijim i kurikulumit kombëtar të përmbajtjeve mësimore, ueb faqe, linqe dhe ngjashëm që do të përdoren si mbështetje në mësimdhënien e përmbajtjeve formale në kuadër të të gjitha lëndëve mësimore. Për shembull, kur nxënësit mësojnë për oqeanet në botë nga lënda e “gjeografisë” ligjëratat “e thatë” përplot me statistika dhe shifra, është e domosdoshme që të pasurohen me video dokumentare onlajn dhe përmbajtje të tjera digjitale që janë bërë prej moshatarëve të nxënësve pse njerëzve të tjerë të rinj të cilët tashmë kanë gjetur mënyrë interesante të prezantimit të të dhënave të njëjta, janë paketuar në një format bashkëkohor ose modern. Edhe kjo nevojitet që të jetë e unifikuar si kurikulum i aprovuar nga institucionet kompetente, MASH dhe BZHA, si dhe pjesë e detyrueshme nga mësimi në çdo vendbanim ose qytet. “Kjo do të kontribuojë në mënyrë plotësuese për cilësi të barabartë të arsimit dhe përvetësimin e diturive të barabarta të larta të nxënësve pa marrë parasysh në cilën shkollë mësojnë dhe pavarësisht nëse është është e lokalizuar në mjedis rural ose urban. Meqë pikërisht njëri prej roleve të digjitalizimit është të bashkojë, duke ofruar mundësi të barabarta për secilin, pa marrë parasysh nëse jeton në komunën më të largët nga qendra e kryeqytetit ose në ndonjë bërthamë urbane në brendësinë e vendit. Përveç kësaj, qasja e këtillë është garancia më e madhe se secili individ që në moshën më të re do të përvetësojë shkathtësi të drejta dhe të qëndrueshme – dhe atëherë ato do të jenë shkathtësi për gjithë jetën, konstaton komunikologu Bojan Kardallov. Violeta Gerov

QËNDRONI TË LIDHUR