• e hënë, 23 dhjetor 2024

Arrestohet shtetasi nga Kosova në aeroportin e Tiranës pasi tentoi të kontrabandonte armë dhe municione

Arrestohet shtetasi nga Kosova në aeroportin e Tiranës pasi tentoi të kontrabandonte armë dhe municione

Tiranë, 21 qershor 2024 (MIA) - Njëzet e tre vjeçari me iniciale D.G nga Kosova, është arrestuar nga policia kufitare në aeroportin e Tiranës, përderisa po tentonte të largohej jashtë vendit.

"Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, një pistoletë me municion luftarak. Shtetasi i Kosovës kishte ndërmend të udhëtojë drejt Italisë", theksohet në kumtesën e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Themelore Tiranë për veprime të mëtutjeshme, për veprën penale "Kontrabandë të armëve dhe municioneve".

Së fundmi policia e Shqipërisë parandaloi disa tentativa për kontrabandë armësh dhe municionesh nga Kosova drejt Shqipërisë, duke e vlerësuar këtë fenomen si shqetësues. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR