Arrestohet personi nga rrethina e Velesit për zjarrvënie
- MPB kumtoi se dje në orën 12 në Veles, nëpunës policor nga SPB Veles e privuan nga liria S.M. (50) nga fshati Oreshë, komuna Çashkë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288 i Kodit Penal.
Shkup, 8 gusht 2024 (MIA) - MPB kumtoi se dje në orën 12 në Veles, nëpunës policor nga SPB Veles e privuan nga liria S.M. (50) nga fshati Oreshë, komuna Çashkë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 288 i Kodit Penal.
Ai dyshohet se ka shkaktuar zjarrin më datën 06.08.2024 rreth orës 12:00 në afërsi të fshatit Papradishtë në drejtim të fshatit Oreshë, gjatë të cilit një sipërfaqe e madhe është djegur. Nga ai janësekuestruar sendet që dyshohet se kanë lidhje me veprën, kurse në një bisedë zyrtare në stacionin policor ai e ka pranuar krimin.
Për ngjarjen është njoftuar Prokurori Publik dhe është parashtruar kallëzim penal për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 i Kodit Penal. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s