• e mërkurë, 03 korrik 2024

Arrestohet një diler nga rrethina e Kërçovës

Arrestohet një diler nga rrethina e Kërçovës

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - Në rrugën lokale në vendin e quajtur “Krushinë”-Kërçovë, mbrëmë nëpunës policorë të Stacionit policor Kërçovë e kanë privuar nga liria J.L. (51) nga f. Zajaz.

Siç njoftojnë nga MPB-ja, J.L kur i ka vërejtur nëpunësit policorë ka hedhur një qese me materie të bardhë në gjendje pluhuri, e cila është gjetur dhe është sekuestruar.

Më vonë, me urdhëresë gjyqësore, është kyrer bastisje në shtëpinë në të cilën ai ka qëndruar, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar sende me mbetje të materies së bardhë në gjendje pluhuri.

Personi është në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR