• e premte, 05 dhjetor 2025

MPB: Një përson është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Bit Pazarit

MPB: Një përson është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në zonën e Bit Pazarit

Shkup, 25 prill 2025 (MIA) - Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në rrugën "Vojdan Çernodrinski" në zonën e Bit Pazarit, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

"Sot (25.04.2025) rreth orës 14:00 në SPB Shkup është raportuar se në rrugën 'Vojdan Çernodrinski' në zonën e Bit Pazarit ka pasur të shtëna me armë zjarri. Nëpunësit policorë nga Stacioni policor i Bit pazarit kanë dalur në vendin e ngjarjes, të cilët kanë konstatuar se bëhet fjalë për një shkëmbim zjarri të armatosur, pas çka një person ka mbetur i plagosur dhe është transferuar në Qendrën Emergjente pranë kompleksit klinikë 'Nënë Tereza'", theksohet në kumtesën e MPB-së.

Prej atje shtojnë se në vendngjarje janë gjetur më shumë gëzhoja dhe po merren masa për zbardhjen e rastit. rq/bsh/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR