• e mërkurë, 26 qershor 2024

Arrestohen tre persona, bastisje në Veles, gjendet drogë

Arrestohen tre persona, bastisje në Veles, gjendet drogë

Shkup, 7 shkurt 2024 (MIA) - Në Veles nëpunës policorë të Seksionit për Tregti të Palejuar me Drogë dhe Armë pranë SPB Veles i kanë privuar nga liria 30-të vjeçaren M.A., P.T. (34) dhe B.A. (42), të gjithë nga Velesi, njoftuan sot nga MPB.

"Gjatë bastisjes së shtëpisë së M.A., e kryer me urdhër të Gjykatës Themelore Veles, ku të pranishëm kanë qenë P.T. dhe B.A., janë gjetur dhe sekuestruar heroinë, kokainë, tableta dhe peshore digjitale.

Ata janë arrestuar në stacion policor, për rastin është informuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR