• e mërkurë, 29 janar 2025

Armata izraelite ka vrarë një, ndërsa ka plagosur shtatë njerëz në jug të Libanit

Armata izraelite ka vrarë një, ndërsa ka plagosur shtatë njerëz në jug të Libanit

Bejrut, 27 janar 2025 (MIA) - Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se sot armata izraelite ka vrarë një person, ndërsa ka lënduar shtatë në pjesën jugore të vendit. 

Në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se në mesin e të lënduarve është edhe një fëmijë. 

Sulmi ka ndodhur një ditë pasi vazhdoi armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut. 

Ushtarët izraelitë dje hapën zjarr ndaj banorëve në jug të Libanit, të cilët bënë përpjekje që të ktheheshin në fshatrat e tyre, me çka janë vrarë 22 njerëz, ndërsa 124 janë lënduar. 

Sipas marrëveshjes së 27 nëntorit, me të cilën përfunduan luftërat dymujore mes Izraelit dhe Hezbollahut, armata izraelite duhej ta përfundonte tërheqjen deri më 26 janar. Por, autoritetet izraelite më 24 janar njoftuan se Libani nuk i respekton në tërësi detyrimet e tij, me çka tërheqja e tyre do të vazhdojë edhe jashtë afatit të planifikuar. fc/

Fotografia: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR