• e shtunë, 27 korrik 2024

Armata iraniane: Helikopteri i Raisit nuk ishte sulmuar, ishte djegur pas rrëzimit

Armata iraniane: Helikopteri i Raisit nuk ishte sulmuar, ishte djegur pas rrëzimit

Teheran, 24 maj 2024 (MIA) - Helikopteri në të cilin gjendej presidenti iranian Ebrahim Raisi u dogj shumë shpejtë pasi ra në mal dhe nuk ka indikacione se ishte sulmuar. 

Këtë e publikoi armata iraniane në një kumtesë që mbrëmë vonë ishte lexuar në televizionin shtetëror. 

Raisi dhe ministri i punëve të jashtme Hosein Amir Abdollahian, si dhe gjashtë zyrtarë të tjerë dhe anëtarë të ekuipazhit humbën jetën në aksidentin e helikopterit në pjesën veriperëndimore të Iranit.

Në kumtesën e Shtatmadhorisë bëhet e ditur se nuk ka pasur asgjë të dyshimtë në komunikimin mes kullës së kontrollit dhe ekuipazhit të helikopterit para rënies. 

Shtohet se nuk ka indikacione se ai ishte qëlluar, e as se e ka ndryshuar drejtimin e lëvizjes. 

Raisi ishte varrosur mbrëmë në tempullin Imam Reza në Mashhad. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR