Arabia Saudite dënon "agresionet e paturpshme izraelite" kundër Iranit
- Riadi, një ish-rival i Teheranit përpara se të ngrohte marrëdhëniet rreth dy vjet më parë, dënoi valën e sulmeve që Izraeli, siç kumtoi, nisi sot ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake në Iran.

Riad, 13 qershor 2025 (MIA) - Riadi, një ish-rival i Teheranit përpara se të ngrohte marrëdhëniet rreth dy vjet më parë, dënoi valën e sulmeve që Izraeli, siç kumtoi, nisi sot ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake në Iran.
"Mbretëria e Arabisë Saudite shpreh dënimin e saj të fortë dhe të ashpër ndaj agresioneve të hapura izraelite kundër Republikës Islamike vëllazërore Iran, të cilat minojnë sovranitetin dhe sigurinë e saj dhe përbëjnë një shkelje të qartë të ligjeve dhe normave ndërkombëtare", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s