• e premte, 23 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Anulohen negociatat paqësore për Ukrainën me shefat e diplomacive në Londër

Anulohen negociatat paqësore për Ukrainën me shefat e diplomacive në Londër

Londër, 23 prill 2025 (MIA) - Negociatat paqësore për Ukrainën, të cilat janë caktuar për sot në Londër, ndërsa është dashur t'i zhvillojë shefi i diplomacisë britanike, Dejvid Lami, janë anuluar, njoftoi Ministria britanike e Punëve të Jashtme.

Në komunikatën e Forin Ofisit theksohet se "takimi për bisedimet paqesore për Ukrainën me ministrat e punëve të jashtme të caktuar për sot (e mërkurë) është anuluar", por se bisedimet në nivelin zyrtar do të vazhdojnë prapa dyerve të mbyllura, pa praninë e mediave", shkruan Gardian.

Diplomatët nga Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Ukraina dhe SHBA-ja sot në Londër është dashur të mbajnë raund të ri të bisedimeve me qëllim që të arrihet armëpushim në luftën trevjeçare mes Ukrainës dhe Rusisë.

Raundi paraprak i ri i bisedimeve për Ukrainën është mbajtur në Paris, në të kanë marrë pjesë përfaqësues të SHBA-së, Francës, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Ukrainës. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR