Antonio Koshta: BE-ja duhet të arrijë urgjentisht marrëveshje të reja tregtare me partnerët e tjerë
- Tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta inkurajojnë Evropën që urgjentisht të arrijë marrëveshje tregtare me partnerët e tjerë nëpër botë, deklaroi sot kryetari Këshillit Evropian, Antonio Koshta.

Bruksel, 3 prill 2025 (MIA) - Tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta inkurajojnë Evropën që urgjentisht të arrijë marrëveshje tregtare me partnerët e tjerë nëpër botë, deklaroi sot kryetari Këshillit Evropian, Antonio Koshta.
"Ne do të punojmë me të gjithë partnerët tanë dhe do të vazhdojmë të forcojmë dhe zgjerojmë rrjetin tonë tregtar. Tani është koha për të ratifikuar marrëveshjet me Merkosur, Meksikë dhe për të bërë përparim të rëndësishëm në negociatat me Indinë dhe partnerët e tjerë kyç," shkroi Kosta në platformën Iks.
Kjo deklaratë vjen pasi presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë vendosi “tarifa reciproke” ndaj vendeve në mbarë botën për të inkurajuar prodhimin vendas në SHBA, që sipas ekspertëve mbart rrezikun e rritjes së çmimeve dhe luftërave tregtare. ls/
Foto: printskrin