• e premte, 27 shtator 2024

Anglia dëshiron ta mbajë trajnerin Sautgejt deri në vitin 2026

Anglia dëshiron ta mbajë trajnerin Sautgejt deri në vitin 2026

Londër, 10 shkurt 2024 (MIA) – Drejtuesit e Federatës angleze të futbollit (FA) janë të kënaqur me punën e trajnerit aktual Geret Sautgejt dhe do t'i ofrojnë vazhdimin e bashkëpunimit deri në vitin 2026, shkruan sot Dejli Meil.

Saugejt është në stolin e Anglisë që në vitin 2016 dhe në rast të pranimit të vazhdimit të bashkëpunimit do të bëhet trajneri i tretë anglez me një dekadë përvojë në krye të reprezentacionit.

Anglia nën drejtimin e 53-vjeçarit Sautgejt arriti në gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2018 në Rusi dhe në finalen e Kampionatit Evropian në 2021 dhe luajti në çerekfinalen e Kupës së Botës në Katar vitin e ardhshëm. 

Më shumë vite angazhim në postin e trajnerit të Anglisë kanë Valter Vinterbotom i cili e drejtoi reprezentacionin në periudhën 1946-1962 dhe pasardhësi i tij Alf Remzi (1963-1974) në epokën e të cilit Anglia e fitoi madje titullin e vetëm botëror. 

FOTO: X

QËNDRONI TË LIDHUR