• e premte, 26 korrik 2024

ANA-MPA: Maqedonia e Veriut në ritmin parazgjedhor

ANA-MPA: Maqedonia e Veriut në ritmin parazgjedhor

Athinë, 4 mars 2024 (MIA) - Maqedonia e Veriut po lëviz në ritmin parazgjedhor në prag të zgjedhjeve presidenciale, rrethi i parë i të cilave do të mbahet më 24 prill, si dhe zgjedhjeve parlamentrare, të cilat do të mbahen më 8 maj dhe do të përputhen me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, shkruan agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, në tekstin kushtuar zgjedhjeve tek ne, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

ANA-MPA sqaron se gjatë fundjavës, dy partitë më të mëdha në vend, "Lidhja Sociademokrate në pushtet dhe partia e djathtë opozitare VMRO-DPMNE i kanë përzgjedhur kandidatët e tyre presidencialë", por edhe se janë parashtruar gjithsej shtatë kandidatura.

Agjencia potencon se kandidat i LSDM-së sërish do të jetë presidenti aktual Stevo Pendarovski, i VMRO-DPMNE-së sërish do të jetë deputetja Gordana Siljanovska, ndërsa mes kandidatëve janë edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, si kandidat i partisë më të madhe shqiptare dhe partner koalicioni në Qeveri, BDI, si dhe kryetari i komunës së Kumanovës (komuna e dytë sipas popullatës në Maqedoninë e Veriut), Maksim Dimitrievski.

"Llogaritet se pothuaj sigurisht kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska do të hyjë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale me kundërkandidatin më të mundshëm, Stevo Pendarovski", shkruan agjencia greke e lajmeve.

Lidhur me zgjedhjet parlamentare, ANA-MPA shkruan se "pothuaj sipas të gjitha hulumtimeve të mendimit publik, VMRO-DPMNE është në përparësi para LSDM-së në pushtet dhe atë me dallim të madh".

Tekstin nga Agjencia shtetërore e lajmeve e kanë ndërmarrë një numër i madh nga edicionet onlajn të mediumeve greke. bsh/

 

QËNDRONI TË LIDHUR