• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Nga telefoni celular i gjykatësit suprem kundër të cilit është hapur lëndë janë marrë informacione për vepër tjetër të mundshme penale

Nga telefoni celular i  gjykatësit suprem kundër të cilit është hapur lëndë janë marrë informacione për vepër tjetër të mundshme penale

Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Prokuroria publike sot ka kumtuar se në kuadër të lëndës ndaj gjyqtarit suprem dhe gjatë analizës së celularit të tij janë marrë informacione që tregojnë për një vepër tjetër të mundshme penale pasi që dje është bërë kontrolli në Akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë.

"Në kuadër të lëndës kundër një gjyqtari suprem, prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit gjatë analizës së celularit të të dyshuarit, ka gjetur informacione që tregojnë për kryerjen e mundshme të një vepre tjetër penale. Si rezultat i kësaj, për të hetuar të dhëna të tilla, prokurori në fjalë ka ngritur lëndë me të cilën ka parashtruar kërkesë te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup për konfiskimin e dy celularëve nga personi i punësuar në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë si dhe një video dhe dy dosje për një ish kandidat dhe aktual të Akademisë", thuhet në kumtesën e sotme nga PP.

Gjatë ditës së djeshme, pjesëtarë të Departamentit për krim policor dhe Departamenti për çrrënjosje të krimit të organizuar kanë vepruar me urdhër të gjyqtarit dhe kanë siguruar lëndët e kërkuara.

Pasditen e djeshme në Akademinë për gjyqtarë është kryer bastisje, ndërsa nga MPB-ja informojnë se janë marrë të dhëna elektronike nga sistemet kompjuterike, telefonat celularë dhe dosje nga gjyqtarët dhe prokurorët tashmë të zgjedhur.

Në maj të këtij viti është arrestuar gjyqtari suprem Naqe Georgiev për mitmarrje pas çka Këshilli gjyqësor ia mori imunitetin dhe miratoi paraburgimin. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR