• e diel, 23 shkurt 2025

Florian Allajbegu emërohet shef i policisë kriminalistike në Dibër

Florian Allajbegu emërohet shef i policisë kriminalistike në Dibër

Dibër, 23 janar 2025 (MIA) - Shef i Policisë kriminalistike në sektorin e Dibrës për punë të jashtme është emëruar Florian Allajbegu nga Dibra, i cili në Ministrinë e Punëve të Brendshme është prej vitit 2008.

Allajbegu është jurist i diplomuar, magjistër i shkencave juridike-e drejta penale, me provim të kaluar të jurisprudencës, i cili në angazhimin 17-vjeçar tregoi profesionizëm, sukses, ndershmëri dhe vendosmëri në kryerjen e detyrave.

Në punën e tij të deritanishme, mes tjerash ishte edhe zëvendës komandant në Stacionin policor të kompetencave të përgjithshme-Dibër, si dhe Inspektor i lartë për kriminalitet të prëgjithshëm në zyrën e jashtme për punë kriminalistike-Dibër.

Florian Allajbegu gjithashtu ka kryer edhe shumë trajnime, punëtori dhe programe të organizuara nga misioni i OSBE-së në Shkup, BSP pranë MPB-së dhe Bashkimi Evropian.

Fotо: МIА

QËNDRONI TË LIDHUR