Sela: Jemi krenarë që pas tetë vitesh mund të themi se 27 prilli ishte katalizator për ndryshime të reja
- Jemi krenarë që sot, pas tetë vitesh mund të themi se 27 prilli ishte katalizator për ndryshimet e reja që kanë ndodhur në këtë shoqëri. Ajo ishte dita kur filloi të mendohet ndryshe, jo me logjikën e bllokimit të proceseve të integrimit evropian, por me logjikën e kompromisit mbi atë se cili duhet të jetë veprimi politik, porositi sot lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një konferencë për shtyp me rastin e hyrjes në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 16:46, 27 prill, 2025
Shkup, 27 prill 2025 (MIA) - Jemi krenarë që sot, pas tetë vitesh mund të themi se 27 prilli ishte katalizator për ndryshimet e reja që kanë ndodhur në këtë shoqëri. Ajo ishte dita kur filloi të mendohet ndryshe, jo me logjikën e bllokimit të proceseve të integrimit evropian, por me logjikën e kompromisit mbi atë se cili duhet të jetë veprimi politik, porositi sot lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në një konferencë për shtyp me rastin e hyrjes në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.
Sipas Selës, zgjedhja e një shqiptari si kryetar i shtëpisë ligjvënëse duhej të kishte ndodhur shumë më parë, sepse, siç tha, kjo e bën vendin edhe më të pasur dhe më të prosperues.
"27 prilli ka edhe një simbolika të tjera, është dita kur për herë të parë u zgjosh një shqiptar kryetar i Kuvendit. Kjo duhej të kishte ndodhur shumë kohë më parë, por, ja ku është, në vitin 2017 ndodhi diçka dhe kjo e bën Maqedoninë e Veriut edhe më të pasur dhe në asnjë mënyrë nuk e kthen prapa. Flas si kryetar i një partie, një nga arsyet pse isha atje. Ajo ditë ishte dita kur vendosa se kishte ardhur koha të miratohet një ligj për përdorimin e gjuhëve, një ligj që do të shfrytëzonte të gjithë mundësinë që e jep Kushtetuta dhe të mos lejohet që gjuha shqipe të përdoret vetëm kur është e nevojshme", tha Sela.
Vlerësoi se gjuha shqipe nuk është rregulluar siç duhet, sepse, siç tha, bëhet fjalë për një ndër gjuhët më të vjetra në botë për të cilën vendi duhet të jetë krenar që qëndron në kushte të barabarta me gjuhën maqedonase.
"Duke pasur parasysh atë që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese, e cila dëshiron ta shfuqizojë këtë ligj, kjo është përgjigjja e mirë që ligji është i mirë. A është gjuha shqipe e rregulluar siç duhet? Sigurisht që jo. Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të vjetra në botë dhe Maqedonia e Veriut duhet të jetë krenare që gjuha shqipe qëndron e barabartë me gjuhën maqedonase, kjo do të na bëjë më të pasur si vend dhe më paqësorë me më shumë perspektivë si një vend me pikëpamje drejt së ardhmes", tha Sela.
Foto: MIA