Siljanovska Davkova do ta shënojë Ilindenin në Pelincë, Mickoski në Krushevë, Gashi në Shkup
- Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sivjet, 2 Gushtin - Ditën e Republikës do ta shënojë në Qendrën memoriale të KAÇKM-së në Pelince, ku do të mbajë fjalim, e pastaj, siç paralajmëroi, së bashku me kolegun e saj serb, Aleksandar Vuçiq do ta vizitojnë manastirin Prohor Pçinski.
- Post By Besnik Shuki
- 11:10, 26 korrik, 2024
Shkup, 26 korrik 2024 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sivjet, 2 Gushtin - Ditën e Republikës do ta shënojë në Qendrën memoriale të KAÇKM-së në Pelince, ku do të mbajë fjalim, e pastaj, siç paralajmëroi, së bashku me kolegun e saj serb, Aleksandar Vuçiq do ta vizitojnë manastirin Prohor Pçinski.
Siljanovska Davkova në fillim të javës ka realizuar bisedë me telefon me Vuçiqin dhe, siç informuan nga kabineti i saj, është dakorduar që dy presidentët në Ilinden së bashku ta vizitojnë manastirin Shën Prohor Pçinski dhe ta shënojnë 80-të vjetorin nga Mbledhja e parë e Kuvendit antifashist të çlirimit kombëtar të Maqedonisë (KAÇKM).
Kryeministri Hristijan Mickoski do ta shënojë Ilindenin në Krushevë, ku do të bajë fjalim, ndërsa kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi do të jetë në Shkup, respektivisht do të marrë pjesë në manifestimin e rastit në Kala, ku do të mbajë fjalim.
Këtë vit shënohen 121 vjet nga kryengritja e Ilindenit dhe 80 vjet nga Mbledhja e parë e KAÇKM-së. bsh/
Foto: MIA arkiv