Ançeloti për ardhmërinë e tij në Real: Gjithçka është e mundur në futboll, më pëlqen kjo punë, por do t'u falënderohem të gjithëve nëse nuk qëndroj këtu
- Trajneri Karlo Ançeloti iu përgjigj pyetjeve për ardhmërinë e tij në Real Madrid.
- Post By Besnik Shuki
- 15:51, 22 prill, 2025

Madrid, 22 prill 2025 (MIA) - Trajneri Karlo Ançeloti iu përgjigj pyetjeve për ardhmërinë e tij në Real Madrid.
"Gjithçka është e mundur në futboll. Unë nuk do t'i hakmerrem askujt në rast se më pushojnë. Më pëlqen kjo punë, dëshiroj të vazhdoj sa më gjatë. Por, do t'u falënderohem të gjithëve nëse më pushojnë", deklaroi Ançeloti.
Reali i Madridit, i cili paradokohe u eliminua nga Arsenali në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, tani iu kthye kampionatit dhe kupës kombëtare.
Mediumet spanjolle spekulojnë se italiani shumë shpejtë do të shkojë për në Brazil dhe do të bëhet seleksionues i "kariokëve". bsh/
Foto: EPA