Tifozëve serbë nuk do t’u lejohet prania në ndeshjen me Shqipërinë
- Tifozët serb nuk do të lejohen të marrin pjesë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së botës 2026 kundër Shqipërisë sonte në Tiranë.
- Post By Fami Bajrami
- 12:36, 7 qershor, 2025
Tiranë, 7 qershor 2025 (MIA) – Tifozët serb nuk do të lejohen të marrin pjesë në ndeshjen kualifikuese të Kupës së botës 2026 kundër Shqipërisë sonte në Tiranë.
Siguria do të jetë në nivelin më të lartë. Rrugët pranë stadiumit do të jenë të mbyllura.
Sipas kryetarit të Federatës së Shqipërisë në futboll, Armand Duka, ndalimi i tifozëve serbë do të "ndihmojë në krijimin e një atmosfere më të qetë".
Herën e fundit që Shqipëria priti Serbinë ka qenë në vitin 2015. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2:0 në favor të mysafirëve. Tifozëve serbë iu ndalua hyrja në stadium.
Në Grupin K të turneut kualifikues të Kupës së botës 2026, Shqipëria ka tre pikë dhe është në vendin e dytë, ndërsa për Serbinë kjo do të jetë ndeshja e parë.
Foto: EPA