Spaleti do të flasë për të ardhmen e tij në reprezentacionin e Italisë
- Pas humbjes ndaj Norvegjisë (0:3) në ndeshjen kualifikuese të Kupës së botës në vitin 2026, trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti ka si qëllim të flasë me kryetarin e federatës kombëtare, Gabriele Gravina për të ardhmen e tij me reprezentacionin.
- Post By Fami Bajrami
- 11:32, 7 qershor, 2025
Oslo, 7 qershor 2025 (MIA) – Pas humbjes ndaj Norvegjisë (0:3) në ndeshjen kualifikuese të Kupës së botës në vitin 2026, trajneri i Italisë, Luçiano Spaleti ka si qëllim të flasë me kryetarin e federatës kombëtare, Gabriele Gravina për të ardhmen e tij me reprezentacionin.
"Ai më dha mundësinë të bëhem trajner dhe do të jem gjithmonë mirënjohës për këtë, ndërsa më pas ai mund ai të vendosë. Për momentin duhet të mendoj për ndeshjen e radhës dhe pastaj do të flas me Gravinën për të ardhmen time si trajner”, tha Spaleti për "Sky sport".
Italia e cila luajti ndeshjen e saj të parë të turneut kualifikues të Kupës së botës 2026 është në vendin e katërt në Grupin I.
Më 9 qershor, italianët do të luajnë kundër Moldavisë në shtëpi.
Kombëtarja italiane lëshoi Kupën e botës në vitin 2022 pasi humbjes ndaj Maqedonisë në gjysmëfinalen në balotazh.
Kontrata e Spaletit me reprezentacionin e Italisë është deri më 31 korrik 2026. Ai është në krye të ekipit kombëtar që nga 1 shtatori 2023.
Foto: EPA