Kivu merr drejtimin e Interit
- Trajneri i Parmës, Kristian Kivu do të marrë drejtimin e nënkampionit të Italisë, Interit, bëjnë të ditur mediat italiane.
- Post By Fami Bajrami
- 16:36, 6 qershor, 2025
Milano, 6 qershor 2025 (MIA) - Trajneri i Parmës, Kristian Kivu do të marrë drejtimin e nënkampionit të Italisë, Interit, bëjnë të ditur mediat italiane.
Sipas informacioneve, eksperti 44-vjeçar ka nënshkruar kontratë me klubin deri në vitin 2027.
Kivu ka qenë me angazhim te Parma që nga shkurti i vitit 2025. Nën udhëheqjen e tij, skuadra luajti 13 ndeshje në Serie A, në të cilat fitoi tre ndeshje, barazoi shtatë dhe humbi tre ndeshje.
Nga viti 2007 deri në vitin 2014, Kivu ka qenë futbollist i Interit. Ai ka pasur 169 paraqitje për ekipin duke shënuar tre gola dhe tetë asiste. Me Interin, rumuni u bë tre herë kampion i Italisë, dy herë e fitoi Kupën e vendit dhe një here e fitoi Ligën e kampionëve.
Më 3 qershor, Interi njoftoi largimin e trajnerit Simone Inzagi. Italiani mori drejtimin e ekipit saudit Al-Hilal.
Foto: printskrin