• e premte, 05 dhjetor 2025

Ronaldo ende nuk e mendon pensionimin nga futbolli

Ronaldo ende nuk e mendon pensionimin nga futbolli

Munih, 7 qershor 2025 (MIA) – Superylli i futbollit, Kristiano Ronaldo, deklaroi se nuk do të dalë në pension së shpejti.

"Unë jetoj në të tashmen. Nuk më kanë mbetur shumë vite futboll, por po e shijoj momentin. Ende nuk do të dal në pension. Jam i lumtur dhe dua të vazhdoj të luaj për aq kohë sa më pëlqen", citon Ronaldon, gazetari Fabricio Romano.

Katërdhjetë vjeçari Ronaldo është fitues i pesëfishtë i Ligës së kampionëve, tre herë kampion i Anglisë, dy herë kampion i Spanjës dhe Italisë.

Në nivel klubesh, ai ka luajtur për Sportingun e Lisbonës, Mançester Junajtedin, Real Madridin, Juventusin dhe Al-Nasrin.

Portugezi fitoi Kampionatin evropian dhe Ligën e kombeve me reprezentacionin e vet.
Ronaldo është pesë herë fitues i Topit të artë i cili i jepet lojtarit më të mirë të futbollit të vitit.

Kontrata aktuale e Ronaldos me Al-Nasr skadon këtë muaj, ndërsa ai paralajmëroi ndërrimin e klubit.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR