AMS-ja akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ me rastin e Ditës së Sigurimeve
- Në konkurrencë të pesë punimeve, komisioni profesional i akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ në fushën e sigurimeve, Kristijan Kozheski, asistent në katedrën e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup. Punimi shtjellon segmente të rëndësishme mbi efektet që PBB-ja, kreditë afatgjata, çmimet e pasurive të paluajtshme dhe numri i lejeve të ndërtimit të lëshuara, kanë në krijimin e çmimeve të policave të sigurimit të pronës. Ky çmim, në vlerë prej 80.000 denarësh, tradicionalisht ndahet nga AMS-ja për 14 vjet me radhë, me rastin e Ditës së Sigurimeve - 1 Nëntorit, ku këtë vit AMS-ja e feston 15 vjetorin e themelimit të saj.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:52, 4 nëntor, 2024
4 nëntor 2024
Në konkurrencë të pesë punimeve, komisioni profesional i akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ në fushën e sigurimeve, Kristijan Kozheski, asistent në katedrën e Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup. Punimi shtjellon segmente të rëndësishme mbi efektet që PBB-ja, kreditë afatgjata, çmimet e pasurive të paluajtshme dhe numri i lejeve të ndërtimit të lëshuara, kanë në krijimin e çmimeve të policave të sigurimit të pronës. Ky çmim, në vlerë prej 80.000 denarësh, tradicionalisht ndahet nga AMS-ja për 14 vjet me radhë, me rastin e Ditës së Sigurimeve - 1 Nëntorit, ku këtë vit AMS-ja e feston 15 vjetorin e themelimit të saj.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ për shkencëtar të ri në temën në fushën e menaxhimit të riskut në sigurime. Në konkurrencë të pesë punimeve nga lëmi i menaxhimit të risqeve në fushën e sigurimeve, komisioni profesional i akordoi çmimin për punimin më të mirë investigativ Kristijan Kozheskit, asistent të katedrës të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Shën Cirili dhe Metodij” në Shkup.
Pllaketën për punimin më të mirë investigative, Kozheskit ia ndau Dr. Kërste Shajnoski, Kryetar i Këshillit të Ekspertëve në AMS. AMS-ja i ndau një çmim prej 80.000 denarësh autorit të punimit të renditur në vendin e parë. Ky çmim për stimulimin e punës së shkencëtarëve dhe studiuesve të rinj në fushën e menaxhimit të riskut në sigurime ndahet për herë të 14-të këtë vit.
Në studimin e tij, Kozheski konstaton se faktorët makroekonomikë dhe financiarë luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e primeve të sigurimit të pronës në Maqedoni. Punimi me titull "Ndërveprimi kompleks i përcaktuesve makroekonomikë dhe financiarë me primet e sigurimit të pronës në Maqedoni: Analizë dinamike afatshkurtër dhe afatgjatë" shtjellon se si rritja ekonomike, çmimet e pasurive të paluajtshme dhe lejet e ndërtimit kanë një efekt pozitiv dhe domethënës, ndërsa kreditë afatgjatë kanë një ndikim negativ të papritur. Autori thekson gjithashtu se këto konstatime kanë implikime të rëndësishme për kompanitë e sigurimeve dhe politikëbërësit ekonomikë.
Qëllimi i konkursit që shpallet tradicionalisht është që të shërbejë si stimul për zhvillimin e mendimit shkencor dhe prodhimin e punimeve në fushën e menaxhimit të riskut dhe sigurimeve në Maqedoni, si dhe afirmimin e kuadrove të reja dhe profesionale.
Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve
_________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.