Amorim më 24 nëntor do të debutojë si trajnet në Mançester junajted
- Portugezi Ruben Amorim ndeshjen e parë në pankinën e Mançester junajted do ta ketë më 24 nëntor kundër Ipsviç.
Mançester, 31 tetor 2024 (MIA) – Portugezi Ruben Amorim ndeshjen e parë në pankinën e Mançester junajted do ta ketë më 24 nëntor kundër Ipsviç.
Trajneri i Sportingut dhe udhëheqësia e ekipit të Premierligës nga “Old Traford” sot kanë arritur kontratë të plotë për kushtet e bashkëpunimit, publikoi sot “The Telegraph”.
Sporting do të marrë dëmshpërblim prej 10 milionë eurosh.
Trajneri i përkohshëm i Mançester Sitit, Rud van Nistelroj do ta drejtojë skuadrën në ndeshjet kundër Çellsit, PAOK dhe Lester. Amorim do të punojë për Sportin edhe tre ndeshje, përfshirë ndeshjen kundër Mançester sitit në Ligën e Kampionëve.
Pritet sot Sporting të publikojë për kontratën me Mançester junajted. Amorim do të nënshkruajë kontratë për dy vite e gjysmë me opsion vazhdimi edhe për një vit. ls/
Foto: EPA