• e hënë, 17 mars 2025

Ambasadori Tupançevski do të vizitojë të lënduarit nga zjarri në Koçan të cilët janë transferuar në Serbi

Ambasadori Tupançevski do të vizitojë të lënduarit nga zjarri në Koçan të cilët janë transferuar në Serbi

Beograd, 17 mars 2025 (MIA) - Ambasadori i Maqedonisë në Beograd, Nikolla Tupançevski, sot do të vizitojë të lënduarit nga zjarri në Koçan, të cilët janë transferuar në Qendrën Emergjente në Beograd dhe Akademinë Mjekësore-Ushtarake, njoftoi MIA nga Beogradi.

Në ambasadën në kryeqytetin e Serbisë, është hapur libri i ngushëllimeve. Nga dje një numër i madh i qytetave kanë ndezur qirinj para Ambasadës së Maqedonisë.

Në pjesën më të gjerë të qendrës së Beogradit janë vendosur flamujt e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, njoftoi MIA nga Beogradi. 

Në Qendrën Emergjente në Beograd mbrëmë janë pranuar nëntë persona të lënduar nga zjarri në diskotekën në Koçan, dy prej të cilëve janë në kujdes intensiv, ndërsa njëri ka lëndime jashtëzakonisht të rrezikshme për jetën.

Në AMU në Beograd nga Shkupi mbrëmë janë transferuar tre pacientë me aeroplan të Armatës së Serbisë. ls/



QËNDRONI TË LIDHUR