Alek Boldvin ka parashtruar padi për ndjekje dashakeqe dhe shkelje të të drejtave të njeriut
- – Aktori amerikan Alek Boldvin ka parashtruar padi civile për ndjekje dashakeqe dhe shkelje të të drejtave të tij civile, lidhur me vrasjen e paqëllimshme të kameramanes Halina Haçins, në xhirimin e filmit “Ndryshku”.
- Post By Fitore Curri
- 09:27, 10 janar, 2025
Santa Fe, 10 janar 2025 (MIA) – Aktori amerikan Alek Boldvin ka parashtruar padi civile për ndjekje dashakeqe dhe shkelje të të drejtave të tij civile, lidhur me vrasjen e paqëllimshme të kameramanes Halina Haçins, në xhirimin e filmit “Ndryshku”.
Aktakuza ishte parashtruar dje para Gjykatës së Qarkut në Santa Fe, Meksika e Re, SHBA, e cila në korrik e hodhi poshtë akuzën për vrasje nga neglizhenca kundër Boldvin.
Aktori i Holivudit në padi thotë se prokurorët dhe hetuesit me qëllim kanë vepruar gabimisht me dëshmitë derisa e udhëhiqnin rastin. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s