• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aksion i madh policor në Suboticë, zbulohen 200 emigrantë, armë dhe municione

Aksion i madh policor në Suboticë, zbulohen 200 emigrantë, armë dhe municione

Beograd, 1 gusht 2023 (MIA) - Në një operacion të gjerë në veri të Serbisë, në territorin e Suboticës, policia serbe ka zbuluar 200 emigrantë dhe ka konfiskuar një sasi të madhe municionesh dhe armësh, njoftoi Radio Evropa e Lirë.

E ashtuquajtura rrugë e emigrantëve të Ballkanit Perëndimor përmes Turqisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë është rruga kryesore për migrantët dhe refugjatët drejt Bashkimit Evropian, ku shumë prej tyre përdorin rrjete komplekse kontrabande.

Shefi i drejtorisë së policisë në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë, kolonel Ivica Ivkoviq deklaroi se aksioni policor është kryer më 1 gusht rreth orës 3 të mëngjesit.

“Kemi gjetur tetë pushkë automatike, një karabinë, dy pistoleta, disa kalibra të ndryshëm municionesh, 13 radio komunikime të përdorura për kontrabandimin e njerëzve”, deklaroi ai për gazetarët, pa specifikuar se kur dhe ku u gjetën armët.

"Aksioni është ende në vazhdim dhe kjo shifër do të jetë dukshëm më e lartë", tha Ivkoviq.Ai theksoi se pjesëtarët e MPB-së janë në aksion intensiv në territorin e qytetit Suboticë, në një sipërfaqe prej më shumë se 6800 hektarësh. Në aksionin janë përfshirë absolutisht të gjitha njësitë e MPB-së, njësitë speciale antiterroriste, Xhandarmëria, Drejtoria e policisë kriminale, njësitet intervenuese, mbi 800 pjesëtareë të policisë, transmeton REL.

Ivkoviq shtoi se pjesëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanë ndërmarrë veprime të ngjashme në periudhën e kaluar dhe se policia në Suboticë së bashku me njësitë e tjera zhvendosin 70 deri në 100 emigrantë çdo ditë në qendrat e tjera pranuese në Serbi. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR