Ajatollah Hamnei: Raundi i parë i bisedimeve shkoi mirë, por Irani edhe më tej mbetet pesimist lidhur me SHBA-në
- Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei sot deklaroi se raundi i parë i negociatave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkoi “mirë”, por se Teherani mbetet “pesimist” lidhur me Amerikën.

Teheran, 15 prill 2025 (MIA) - Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Hamnei sot deklaroi se raundi i parë i negociatave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës shkoi “mirë”, por se Teherani mbetet “pesimist” lidhur me Amerikën.
"Ne nuk jemi as radikalisht optimistë për negociatat, as radikalisht pesimistë për negociatat," tha Hamnei.
Megjithatë, ai tha se bisedimet u zhvilluan "mirë në hapat e parë", por se Irani ishte ende "pesimist" për Amerikën.
Ajatollahu, gjithashtu, u bëri thirrje zyrtarëve "të mos i lidhin punët e këtij vendi" me negociatat, të cilat duhet të vazhdojnë të shtunën. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s