• e shtunë, 11 janar 2025

Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci

Ahmeti takon shoqatat e shqiptarëve në Kroaci

Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA)- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, gjatë qëndrimit të tij në Kroaci ka takuar të gjitha shoqatat e shqiptarëve në kuadër të Unionit shqiptar të drejtuar nga Esat Çollaku.

“Në takimin me krerët e shoqatave shqiptare në Kroaci të organizuar nga Esat Çollaku, kryetar i Unionit shqiptar, bashkëbiseduam për të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmen e shqiptarëve në vendet e tyre në rajon. U dakorduam që e ardhmja evropiane është synim i përbashkët për të gjithë ne dhe që të gjitha forcat shoqërore duhet të bashkërendisin përpjekjet për ta arritur këtë qëllim, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian. Shqiptarët duhet të janë mirënjohës për jetë të jetëve ndaj SHBA-së sepse luftën e fituam me gjak, e lirinë me aleatë. Jam shumë mirënjohës për mikpritjen dhe krenarë për arritjet e bashkatdhetarëve tanë në Kroaci”, shkruan Ahmeti në Fejsbuk.

 

QËNDRONI TË LIDHUR