• e mërkurë, 03 korrik 2024

Ahmeti priti shefin e Delegacionit të BE-së, Gir

Ahmeti priti shefin e Delegacionit të BE-së, Gir

Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka pritur sot në takim shefin e Delegacionit të Bashkimit Europian në vend, Dejvid Gir, me ç'rast diskutuan për zhvillimet politike në vend, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, sundimin e ligjit dhe integrimin europian.

Ahmeti, sip kumton BDI-ja, e njoftoi ambasadorin Gir për pozicionin e palëkundur proeuropian të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe për vazhdimin e konkretizimit të nismës për një fronti të përbashkët veprues që do të trasojë rrugën e sigurt të vendit drejt horizontit të Europës.

"Të dy bashkëbiseduesit potencuan rëndësinë e madhe të mbarëvajtjes demokratike të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare për të ardhmen europiane të vendit", thuhet në kumtesë.

Ahmeti potencoi se në fokusin e koalicionit qeverisës në vazhdimësi kanë qenë ndryshimet kushtetuese dhe përforcimi i mekanizmave për sundimin e ligjit dhe se padyshim ato mbeten prioritet i padiskutueshëm i vendit në rrugën drejt Bashkimit Europian.

"Bashkimi Demokratik për Integrim do të vazhdojë me të gjithë potencialin e saj të insistojë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimësinë e reformimit të vendit në frymën europiane", thuhet në kumtesë. bsh/

Foto: BDI

QËNDRONI TË LIDHUR