• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sesion për legjislacionin e Maqedonisë së Veriut dhe Evropës në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit

Sesion për legjislacionin e Maqedonisë së Veriut dhe Evropës në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit

Shkup, 3 korrik 2024 (MIA) - Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (KNBE-MK) sot do ta mbajë sesionin e 14-të nga Grupi punues 3 (Kapitulli 23) - "Drejtësia dhe të drejtat themelore" me temën "Ndryshimet e Kodit Penal nga 7 shtatori i vitit 2023: Legjislativa e Maqedonisë dhe Evropës në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit".

Siç kumtuan nga KNBE-MK, fjalë hyrëse do të mbajnë prof. Mileva Gjurovska, koordinatore nacionale e KNBE-MK dhe kryetare e Lëvizjes Evropiane në Maqedoninë e Veriut dhe bashkëkryesuesi Muhamed Halili nga Këshilli i ambasadorëve.

Në suaza të sesionit të punës do të mbahet panel diskutim ku do të marrin pjesë Vllado Kambovski, akademik dhe profesor në Fakultetin Juridik "Justiniani i parë" pranë Universitetit "Shën Cirili e Metodi", Kristijan Duku, menaxher i përgjithshëm në Qendrën për hulumtime të avancuara në menaxhment dhe etikën e aplikuar nga Bukureshti, si dhe Ola Ristova, gjyqtare nga Gjykata Themelore Penale - Shkup.

Në pjesën e dytë të sesionit me ekspertizën e tyre do të prezantohen Emanuele Biritieri, docent i së drejtës penale në Katedrën për drejtësi dhe ekonomi në Universitetin në Romë "Unitelma Sapienca", "Lidija Raiçeviq, prokurore publike në Prokurorinë Themelore Publike-Shkup, si dhe Darko Avramovski, drejtor ekzekutiv nga Koalicioni "Të gjithë për një gjykim të drejtë".

Pritet që përmes dialogut të shkëmbehen mendimet e ekspertëve për çështje të caktuara që kanë qenë pjesë e korpusit të ndryshimeve dhe plotësimeve në Kodin Penal nga 7 shtatori 2023. Pyetjet bazë në këtë debat kanë të bëjnë me legjislacionin kombëtar përmes perspektivës së legjislacionit të Bashkimit Evropian. Në seancë do të ndahen praktikat e vendeve anëtare të BE-së që kanë treguar iniciativa të forta në luftën kundër korrupsionit, thuhet në kumtesë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR