• e enjte, 09 prill 2026

Siljanovska - Davkova uron besimtarët katolikë: Pashkët të sjellin mençuri dhe solidaritet

Siljanovska - Davkova uron besimtarët katolikë: Pashkët të sjellin mençuri dhe solidaritet

Shkup, 5 prill 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festës së madhe të krishterë të Pashkëve, i dërgoi mesazh urimi Kiro Stojanovskit, peshkopit të Shkupit dhe Dioqezës së Strumicës-Shkup, si dhe të gjithë besimtarëve të besimit katolik, duke shprehur urime të sinqerta që ditët e festave t'i kalojnë me shëndet të mirë, gëzim, dashuri dhe lumturi.

Ajo theksoi se për gati dy mijëvjeçarë, ringjallja e Krishtit, herë pas here, na ka ngulitur shpresën dhe besimin në mirësi, si shenjë e pathyeshme e natyrës njerëzore.

Duke iu referuar sfidave aktuale, Siljanovska-Davkova theksoi se në këto kohë të vështira, kur re të errëta varen mbi njerëzimin dhe kur lufta mbjell frikë tek njerëzit, ajo beson se Pashkët, si festë mbi festat, do të sjellin paqe, spiritualitet dhe mençuri.

“Jezu Krishti na mësoi se pa empati, solidaritet dhe tolerancë dhe pa mirëkuptim të tjetrit dhe të ndryshmit, nuk ka bashkëjetesë”, theksoi Siljanovska-Davkova.

Presidentja shfaqi shpresën se festa do të zgjojë të mirën tek të gjithë njerëzit, duke u kujtuar atyre se jeta është më e fortë se vdekja, ndërsa drita se errësira, dhe do ta ndihmojë shoqërinë të ecë përpara në rrugën e Zotit. fc/

Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR