• e premte, 21 qershor 2024

Ahmeti: Fronti evropian është forca e dytë në shtet, fillojmë hapa për parandalim të majorizimit

Ahmeti: Fronti evropian është forca e dytë në shtet, fillojmë hapa për parandalim të majorizimit

Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Kryetari i BDI-së dhe një pjesë e Koalicionit "Fronti evropian", Ali Ahmeti sot në konferencë prë shtyp nga selia e partisë në Tetovë, kumtoi se ata janë përfaqësuesit legjitim të shqipzarëve në shtet, sepse, siç theksoi, në zgjedhjet presidenciale kanë fituar me dallim prej 40.000 votave, ndërsa në parlamentaret me mbi 30 mijë vota më shumë dhe, sipas tyre, gjashtë deputetë më shumë se Koalicioni VLEN.

"Fronti Europian ngadhnjeu si koalicion fitues në zgjedhjet presidenciale me diferencë prej 40.000 vota, ndërsa në ato parlamentare me mbi 31.000 vota dhe 6 deputetë më tepër. Fronti Europian doli ngadhnjyes në 20 komuna ku jetojnë dhe votojnë shqiptarët dhe komunitetet tjera. ndërsa opozita në 8. Fronti Europian doli forca e dytë në shtet, që ndodh për herë të parë në historinë e vendit. Këto rezultate u cënuan dhe vazhdojnë të cënohen nëpërmjet një inzhinjeringu zgjedhor në sytë e gjithë opinionit, vendor, rajonal dhe ndërkombëtar. Ne po nisim rrugëtimin për të mos e lejuar këtë majorizim që rëndon bashkëjetesën dhe demokracinë dhe ftojmë qytetarët që të na bashkangjiten në përpjekjet tona për ta mbrojtur votën, legjitimitetin dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit, por edhe Marrëveshjen e Prespës dhe atë të fqinjësisë së mirë për të ardhme evropiane", tha Ahmeti, i cili ishte i shoqëruar edhe nga liderët e tjerë të partive që janë pjesë e Frontit evropian..

Duke u përgjigjur në pyetje të deputetëve se çfarë masa dhe aktivitete do të ndërmarrin, Ahmeti theksoi se në ditët në vijim i mbarë opinioni do të njoftohet në konsultim me të gjithë kryetarët e partive të koalicionit.

Lidhur me padinë nga Fronti evropian ndaj vendimit të KSHZ-së për rivotimin në Zhelinë në Gjykatën administrative, Ahmeti pret që "drejtësia t'i merr parasysh dhe t'i theksojë paanshmërinë dhe marrëveshjet politike që janë bërë në mënyrë që të mos çrregullohet legjitimiteti i fituar më 8 maj të këtij viti".

Ai theksoi se "Fronti evropian" dhe opozita shqiptare në dhjetor të vitit 2023 dhe janar të vitit 2024 nënshkruan marrëveshje për të mos hyrë në qeveri pa ndryshime kushtetuese dhe garancë për vazhdim të rrugës evropiane. ab.

Foto: BDI

QËNDRONI TË LIDHUR