• e hënë, 01 korrik 2024

Ageler: Më me rëndësi për qytetarët është edukimi i mirë për proceset dhe kandidatët për zgjedhjet e ardhshme

Ageler: Më me rëndësi për qytetarët është edukimi i mirë për proceset dhe kandidatët për zgjedhjet e ardhshme

Shkup. 25 janar 2024 (MIA) - Ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler sot deklaroi se ajo nuk ka njohuri konkrete për ndikimin e mundshëm rus në procesin e ardhshëm zgjdhor, edhe pse, siç tha, kjo në përgjithësi është e pranishme në rajon, por theksoi se më me rëndësi për qytetarët për zgjedhjet e ardhshme është të edukohen mirë për procesin dhe për kandidatët që do të marrin pjesë në të.

Ageler këtë e tha duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse ka informacione për ndikimin e mundshëm rus në zgjedhjet e ardhshme, në ngjarjen, ku së bashku me ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri nëshkruan mëmorandum për zbatimin e programit për këmbim akademik.

"Nuk jam në dijeni të ndonjë ndikimi të qartë dhe specifik, siç thatë. Jam e sigurt se është kështu, pasi në përgjithësi ekziston në rajon, por mendoj se ajo që është më me rëndësi, siç lëvizim drejt kësaj periudhe zgjedhore, është që qytetarët e këtij vendi të bëjnë pyetje për kandidatët dhe të kenë parasysh prioritetet e tyre, kur të votojnë. Kjo për mua kjo është gjëja më e rëndësishme dhe sigurisht të edukohen për procesin dhe për kandidatët, pavarësisht se kush mund të ndërhyjë, kjo është vegla më e rëndësishme që ata kanë", tha Ageler. rq/bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR