Është vrarë një nxënës i klasës së gjashtë gjatë të shtënave në një shkollë në Ajovë, sulmuesi u vetëvra
- Një nxënës i klasës së gjashtë e humbi jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur kur një adoleshent qëlloi me armë në një shkollë në Ajova. I dyshuari është 17-vjeçari Dilan Batler, nxënës i shkollës së mesme në qytetin Peri.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:18, 5 janar, 2024
Uashington, 5 janar 2024 (MIA) - Një nxënës i klasës së gjashtë e humbi jetën, ndërsa pesë të tjerë janë plagosur kur një adoleshent qëlloi me armë në një shkollë në Ajova. I dyshuari është 17-vjeçari Dilan Batler, nxënës i shkollës së mesme në qytetin Peri.
I dyshuari Batler u gjet i vdekur nga policët me plagë të nga arma e zjarrit. Gjatë bastijes në shkollë, më pas është zbuluar një mjet i impovizuar shpërthyes, i cili u deaktivizua nga pirpoteknikët. Të shtënat ndodhën në ditën e parë të semestrit pranveror.
"Ende nuk e kemi të qartë se çka ndodhi, por mund të konfirmoj se tashmë nuk ka kurfarë rreziku për qytetarët. Komuniteti është i sigurt", tha sherifi i qarkut Dallas, Adam Infante.
Në ndërtesë në atë moment ka pasur shsumë pak nxënës dhe mësimdhënës. Mësimi në shkollën e mesme Peri është anuluar sot. Peri, qytet me përafërsisht 7.900 banorë, ndodhet rreth 40 milje në veriperëndim të De Mojn, kryeqytetit të shtetit. ab/
foto: МIА arkivi