• e diel, 23 shkurt 2025

Është tejkaluar pragu i alarmimit në Manastir, MMJPH kërkon mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese

Është tejkaluar pragu i alarmimit në Manastir, MMJPH kërkon mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese

Manastir, 23 janar 2025 (MIA) - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor MMJPH informon se të dhënat nga Sistemi  i Automatizuar për Monitorim të Cilësisë së Ajrit  dhe sipas parashikimit të motit nga Administrata për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarminit për grimcat suspenduese me madhësi deri në 10 mikrometra është tejkaluar në vendin e matjes Manastir – Manastir2 (është tejkaluar vlera kufitare prej 150 mg/m3 gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme).

Nga MMJPH theksojnë se përqendrimet mesatare ditore të PM10 në pikën matëse Manastir-2 në datat 21 dhe 22 janar kanë tejkaluar pragun e alarmit dhe për këtë arsye është e nevojshme të intensifikohen mbikëqyrjet e jashtëzakonshme inspektuese të instalimeve me A. Leje të integruara ekologjike, si dhe mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuse në terren për kontrollin e instalimeve me B- leje të integruara ekologjike. 

Sipas situatës së saposhfaqur për Manastirin janë në fuqi masa dhe aktivitete, të cilat përfshijnë intensifikimin e kontrolleve të jashtëzakonshme të gjendjes teknike të automjeteve, veçanërisht ato me naftë dhe automjete të paregjistruara, kontrolle të jashtëzakonshme në ndërtimari, ndalim të djegies në ambient të hapur, dhe u rekomandohet të gjithë personave juridikë dhe punëdhënësve të tyre që të lirojnë nga detyrimet e punës gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike, me infarkt ose goditje të mëparshme të miokardit, pavarësisht moshës, me rekomandim të mjekut amë. 

Nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor rekomandojnë që të gjitha subjektet juridike të riorganizojnë orarin e punës dhe personat që punojnë në ambient të hapur të punojnë nga ora 11:00 deri në orën 17:00, si dhe gjatë kësaj periudhe të mos organizohen gara sportive dhe ngjarje të tjera kulturore në ambient të hapur. ls/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR