VLEN: Pyesni Talat Xhaferin për Bogojevskin
- Koalicioni VLEN ka një qëndrim të qartë lidhur me provokimet e individit Petar Bogoevski, i cili shpesh ndryshon qëndrimet në varësi të interesave personale. Opinioni publik e mban mend si përkrahës i Prokurorisë Speciale, reformator i VMRO-DPMNE-së, e më pas si një nacionalist maqedonas – por vetëm përkohësisht, si me bateri që shpejt harxhohen. Prandaj, është një fyerje tjetër ndaj shqiptarëve kur BDI përpiqet të promovojë idenë se integrimet evropiane të Maqedonisë varen gjoja nga një figurë e tillë.
- Post By Besnik Shuki
- 15:25, 10 prill, 2025

Shkup, 10 prill 2025
Koalicioni VLEN ka një qëndrim të qartë lidhur me provokimet e individit Petar Bogoevski, i cili shpesh ndryshon qëndrimet në varësi të interesave personale. Opinioni publik e mban mend si përkrahës i Prokurorisë Speciale, reformator i VMRO-DPMNE-së, e më pas si një nacionalist maqedonas – por vetëm përkohësisht, si me bateri që shpejt harxhohen. Prandaj, është një fyerje tjetër ndaj shqiptarëve kur BDI përpiqet të promovojë idenë se integrimet evropiane të Maqedonisë varen gjoja nga një figurë e tillë.
Çështja qëndron në atë se pse BDI-ja para se të turpërohej kështu nuk e pyeti Talat Xhaferin se si Bogojevski ishte këshilltar shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes? Pse BDI-së nuk i kanë penguar qëndrimet e tij anti-shqiptare kur ishin në koalicion zyrtar me Gruevskin dhe Mijallkovin?
Ndryshe nga kjo klikë e humbur opozitare e BDI-së, ne nuk ankohemi kur gjërat vështirësohen, por luftojmë për korrigjimin sistematik të gabimeve. Me të gjitha pengesat me të cilat ballafaqohemi dhe pasojat e regjimit kriminal të Ahmetit, Grubit, Osmanit dhe vartësve të tyre që trashëguam, ne do të reformojmë sistemin dhe do të ndërtojmë zgjidhje të qëndrueshme për shqiptarët.
Koalicioni VLEN
____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.