• e hënë, 26 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Qeveria: Kemi komunikim të rregullt me partnerët qeveritarë, takim me ASH-në pas një majit

Qeveria: Kemi komunikim të rregullt me partnerët qeveritarë, takim me ASH-në pas një majit

Shkup, 23 prill 2025 (MIA) – Kryeministri Hristian Mickoski për momentin ka komunikim të rregullt me anëtarët e Qeverisë, thonë nga kabineti i kryeministrit për MIA-n. Nga aty përsërisin se takim lidhur me atë nëse ASH dhe ministri i Shëndetësisë do të mbeten pjesë e Qeverisë pritet të ketë pas 1 Majit. 

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Qeverisje të Mirë, Arben Taravari sot në një deklaratë për mediat theksoi se anëtarët e Qeverisë nga Aleanca për Shqiptarët e kryesuar nga Arben Taravari për momentin mbeten në ekipin qeveritar dhe se puna në pushtetin ekzekutiv vazhdon normal. 

“ASH është në Qeveri, nuk ka plane për ndryshim të qëndrimeve tona në Qeveri. Vazhdojmë me punë, çdo ditë, sikur asgjë nuk ka ndryshuar. Dje patëm mbledhje të Qeverisë në të cilën nuk u shpreh asnjë shqetësim”, tha Fetai në ngjarjen për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Librit në Kumanovë. 

Zëvendëskryeministri konfirmoi se kryeministri Hristian Mickoski në ditët në vijim do të ketë takime të ndara me partnerët e koalicionit, ASH, VLEN dhe ZNAM. 

“Ai (Taravari) ka kontakte të përditshme me kryeministrin Mickoski dhe partnerët e koalicionit. Disa prej nesh kanë thënë dhe unë them se bashkëpunimi vazhdon në Qeveri. Ne vazhdojmë të bëjmë punën tonë, sikur të mos kishte ndodhur asgjë dhe besoj i keni parë edhe raportimet në media se në ditët në vijim kryeministri do të ketë konsultime veçmas me partitë, me koalicionin VLEN, Aleancën për Shqiptarët, ZNAM. Tani për tani asgjë nuk ka ndryshuar, përveç konsultimeve që pritet të zhvillohen në ditët në vijim. Besoj se nuk ka vend për lëvizje të njëanshme nga asnjë palë dhe se duhet të mendojmë për stabilitetin e kësaj qeverie. ASH me pesë deputetët e saj është çelësi i stabilitetit të kësaj përbërje”, tha ai.

I pyetur se si Aleanca për Shqiptarët e Taravarit do të dalë në zgjedhjet lokale, gjegjësisht a do të jetë në koalicion me partitë opozitare, Fetai potencoi se në këtë fazë nuk dëshiron të paragjykojë dhe se partia e tyre do të gjejë zgjidhje për ofertën më të mirë për qytetarët. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR