• e enjte, 29 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

LAMM: Prej nesër ndryshim i përkohshëm në komunikacion në aksin rrugor Zhelinë - Tetovë

LAMM: Prej nesër ndryshim i përkohshëm në komunikacion në aksin rrugor Zhelinë - Tetovë

Shkup, 23 prill 2025 (MIA) – Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. 

Siç njofton LAMM, prej nesër do të ketë ndryshim të përkohshëm në komunikacion në pjesën e rrugës shtetërore A2 – seksioni Zhelinë – Tetovë, ndërmjet pompës së benzinës Makpetrol dhe hyrjes veriore të Tetovës. Në këtë pjesë të rrugës do të bëhet xhirim gjeodezik dhe një korsi e komunikacionit do të jetë e mbyllur në disa faza. Punët do të zgjasin deri në përfundimin e tyre. 

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR