• e shtunë, 31 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Klekovski: Të gjitha barnat do të jenë në dispozicion në sasi stabile para festave të Pashkëve

Klekovski: Të gjitha barnat do të jenë në dispozicion në sasi stabile para festave të Pashkëve

Shkup, 10 prill 2025 (MIA) - Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH), Sasho Klekovski, tha se mungesa e një pjese të terapisë për pacientët e onkologjisë është për shkak të ndryshimeve në sistemin e furnizimeve publike, por paralajmëron se para festave të Pashkëve të gjitha barnat do të jenë në dispozicion në sasi stabile.

"Për momentin po realizohet furnizimi publik vjetor, ai është hapur të premten e kaluar, për shkak të problemeve teknike në Byronë e furnizimeve publike, gjegjësisht ndryshimi i sistemit u vonua. Tenderi është hapur, presim kontroll nga Byroja për furnizime publike dhe para festave të Pashkëve të gjitha barnat do të jenë në sasi të qëndrueshme për 12 muajt e ardhshëm", tha sot Klekovski, në përgjigjen e pyetjeve të gazetarëve se pse deri më 12 mars nuk ka arritur pjesa nga terapia për pacientët onkologjikë.

Klekovski mori pjesë në panel-diskutimin për rritjen e pikës së kapitacionit në mbrojtjen proimare shëndetësore, që i përfshin mjekët amë nga fusha e mjekësisë së përgjithshme, gjinekologjisë dhe stomatologjisë së përgjithshme. rq/bsh/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR