• понеделник, 16 март 2026
МIА Paralajmërime МКD

24 shkurt 2026

Shkup - Dy seanca të Komisionit Parlamentar për Çështje Ekonomike, Punë dhe Politika të Energjisë. (Salla 4/11:00 dhe 11:05)

 Shkup - Seancë e Komisionit Ligjvënës-Juridik. (Salla 6/11:15)

Kiev - Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Çështje Evropiane Bekim Sali për vizitë zyrtare në Ukrainë.

Shkup - Ngjarje promovuese me temë "Revolucioni në arsim: Fuqia e arsimit dual në Maqedoni" në organizim të Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, në të cilin fjalime hyrëse do të kenë ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska dhe kryetari i Odës Branko Azeski. (ambientet Odës Ekonomike salla 4/10:30)

Kumanovë - Deklarata të ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski, kryetarit të Komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski dhe drejtorit të Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planifikues Verilindor Mlladen Protiq pas inspektimit të projektit IPA "Gjelbërim Urban për Frymëmarrje të Shëndetshme", nga Programi Interreg (VI-A) IPA Bullgari - Maqedonia e Veriut në kuadër të Prioritetit 1 "Rajoni Kufitar më i Gjelbër". (SHMK "Pero Nakov"/11.30)

Shkup - Shkolla Ndërkombëtare NOVA Shkup në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në Maqedoninë e Veriut dhe Institutin "Konfuçie" do të jetë nikoqir i ngjarjes me titull "Festivali Pranveror Kinez". (Shkolla Ndërkombëtare NOVA Shkup/9:00)

Shkup - Komemoracion në organizim të Ambasadës së Ukrainës në Shkup, kushtuar përvjetorit të katërt të fillimit të pushtimit ushtarak rus të Ukrainës. (Kisha Katolike/14:00)

Shkup - Konferencë ndërkombëtare onlajn "Katër vjet agresion: Rezistenca e Ukrainës dhe përgjegjësia e botës", e cila do të bashkojë analistë, gazetarë, diplomatë, politikëbërës dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga Evropa dhe më gjerë", në organizim  të CIVIL - Qendra për Liri. (17:00)

 _____________________________________________________________________________

*MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore*

 

 

 

Остани поврзан