• петок, 15 мај 2026

МIА Paralajmërime - МКD

МIА Paralajmërime - МКD

8 maj 2026

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski, ministri i Sportit, Borko Ristovski, kryetari i Qytetit tpë Shkupit, Orce Gjigjievski dhe kryetari i Lojërave sportive Plazma, Zdravko Mariq do të flasin në hapjen solemne të sezonit të parë të Lojërave sportive për të rinj Plazma. (Sheshi Maqedonia/12:00)

Shkup - Takim i kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi me zëvendës-ambasadoren e SHBA-së, Nikoll Varns. (Kabineti i vjetër-Kuvend/11:00)

Shkup - Konferencë për shtyp e ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu. (Ministria e Shëndetësisë-salla e epërme)/11:30) 

Shkup - Ministri Igor Fillkov dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alen Berse do të nënshkruajnë Konventë kornizë për inteligjencën artificiale. (salla solmene e Qeverisë/09:40)

Shkup - Konferencë për shtyp dhe hapja zyrtare e aksionit ekologjik "Fundjavë për pastrim të përgjithshëm", ku janë paralajmëruar presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha dhe ambasadori i Austrisë, Martin Pamer. (prapa Qeverisë afër kejit të Vardarit/deklarata për mediumet prej 9 deri 9:20)

Shkup - Konferencë për shtyp e kryetarit të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti për vazhdimin e aksionit për mënjanim të automjeteve të braktisura në territorin e Komunës së Çairit. (Komuna e Çairit/11:30)

Tetovë - Në sheshin e qytetit në Tetovë do të mbahet stërvitje simuluese me rastin e Javës për infermierinë, në organizim të Lidhjes së shoqatave të infermirereve, teknikëve, obstetreve dhe infermiereve stomatologjike të Maqedonisë, kryesuar nga Shoqata "PËR NE" e Maqedonisë. (13:00)

Shkup - Brifing me gazetarë e Rrjetit nacional kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës familjare, ku do të ndahen gjetje dhe rekomandime nga Analiza për shpenzime për shërbime të specializuara për viktimat e dhunës së bazuar gjinore dhe dhunës familjare. (h. "Meriot"-Shkup/09:30 – 11:00; pas brifingut prej orës 11:30 do të pasojë promovimi publik i analizës dhe panel-diskutimi)

Shkup - Konferencë për shtyp e koalicionit "Ndryshojmë" kushtuar shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të personave me pengesa. (Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi/14:15)

Shkup - Konferencë për shtyp për Kampionatin evropian për zgjidhje të problemeve të shahut. (h."Kontinental"-Shkup/12:00)

________________________________________________________________________

***MIA njofton për vendin dhe kohën e ngjarjeve dhe nuk ndërmerr për obligim të rinjoftojë nëse ka ndryshime në afatet e paralajmëruara kohore***

 

Остани поврзан